Nje gol i sulmuesit Xhabrahimi 10 minuta para fundit, i ka mjaftuar Terbunit per te fituar ndaj Dinamos dhe per te marre nje trepikesh me shume vlere per vazhdimesine e tij ne kampionat.

Gjithçka ka ndodhur ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Ismail Xhemali” te Pukes ku dy skuadrat kane bere shume perpjekje per ta fituar ate dhe ne fund kane qene vendasit qe kane dale te kenaqur nga stadiumi.

Ndeshja ka qene shume e forte dhe kuptohet qe edhe dinamovitet e tentuan fort fitoren sepse vetem keshtu do te mund te ruanin vendin e pare te renditjes, por ato hasen ne nje rezistence te madhe te pukjaneve qe po ashtu shfaqen me shume deshire per te marre tre piket dhe pas shume perpjekjesh, ia kane dale.

Edhe kete here ka qene sulmuesi Xhabrahimi qe i ka nderuar me ate gol te shenuar vetem 10 minuta para fundit. Perfundimisht 1-0 per Terbunin qe merr nje fitore me shume vlere duke u ngjitur tashme ne kuoten e 19 pikeve dhe duke qene aktualisht ne vendin e peste por jo shume larg kreut.

Nga ana tjeter, Dinamo e ka ruajtur vendin e pare pavaresisht kesaj disfate sepse ka gabuar edhe ndjekesi i saj me i afert, Flamurtari ne sfiden qe pati ndaj Beselidhjes ne Vlore, sfide qe perfundoi ne barazim 2-2./SHKODRA-SPORT.COM/