Qeveria shqiptare ka vendosur ditën e sotme të përgjysmojë pagat e administratës. Një vendim që vjen pas krizës së madhe që ka shkaktuar Covid-19 në vendin tonë. Një masë e cila nuk u ka pëlqyer shumë njerëzve që duhet të përballojnë këtë momentë të vështirë pa pagën e tyre të plotë.

Lidhur me këtë vendim ka reaguar edhe prezantuesja sportive, Hygerta Sako me anë një postimi në Facebook e saj. Sako kritikon vendimin e funditë të Qeverisë shqiptare si dhe ka ngelur gojë hapur me mbylljen e klinikave dentare dhe për operacionet.

Postimi i Hygerta Sakos:

Mirë që na morën lirinë, shkojnë përgjysmojë pagat e administratës shtetërore, a thua rrogat e larta shumë këtu tek ne, por shtyhen pa afat operacionet kirurgjikale dhe ndërhyrjet dentare.

Po çfarë kujtojnë këta se bëjnë operacione apo shkojnë te dentisti për qejf? Të sëmurët e tjerë të mbajnë radhën. COVID-19 ka rëndësi. Kam ngelur gojë hapur. Lusni Zotin të mos na zerë dhëmballa. S’di çfarë të them më./newsport/