Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREModriç zemërgjerë, ju dhuron bashkëlojtarëve nga një orë dore 'Rolex'

Modriç zemërgjerë, ju dhuron bashkëlojtarëve nga një orë dore ‘Rolex’

Luka Modriç padyshim se ka qenë lokomotiva kryesore te kombëtarja kroate në Kupën e Botës që aktualisht po zhvillohet në Katar.

Kapiteni është një motivim shtesë edhe për bashkëlojtarët e tij, të cilët e respektojnë shumë brenda dhe jashtë fushës.

Bashkëpunëtori i tij, Simon Bastiansen ka zbuluar se Modriç u ka bërë nga një dhuratë, orë “Daytona Rolex” ari i kuq shokëve te kombëtarja dhe atyre te skuadra e Real Madrid.

Një orë e tillë kushton 40 mijë euro.

Por nuk ishin vetëm shokët e tij që morën dhurata, ai i bleu ato për shoferët e autobusëve, mjekët, fizioterapistët dhe asistentët.

Totali që Modriç shpenzoi për gjithë këto dhurata ishte rreth 2 milionë euro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments