Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMomenti 'jo', Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh

Momenti ‘jo’, Vllaznia nuk fiton prej 4 ndeshjesh

✍️ Shkruar nga Endri ÇINARI

Absolutisht dallohet qartë që Vllaznia është në momentin e saj më të vështirë që prej nisjes së kampionatti. Me kuqeblutë që në fazën e parë të edicionit u dalluan si skuadra që bën diferencën dhe luan futbollin më të bukur në Superiore. Madje me ekipin e Martinit duke u cilësuar si pretendenti numër një për fitimin e titullit kampion. Por, duket se opinonin i javëve të fundit duket se nuk i konsideron më 9 herë kampionët e vendit si të “pathyeshëm”, kjo për vetë formën që kanë treguar shkodranët së fundmi.

E cila përkon me formën e një skuadre që luan për mbijetesën në Superiore dhe jo një ekipi që pretendon titullin kampion në fund të sezonit. Kështu në 5 javët e fundit në kampionat, kuqeblutë kanë grumbulluar vetëm 5 pikë, kështu duke pasur një fitore 1-0 kundër Dinamos, një barazim 1-1 ndaj Partizanit, humbje 0-1 kundër Teutës, barazim 0-0 me Vorën dhe së fundmi një tjetër disfatë 1-0 kundër Elbasanit. Ku më dobët se kuqeblutë këtë periudhë kanë bërë vetëm Bylis që ka grumbulluar 2 pikë dhe Tirana që ka marrë vetëm një pikë.

Me dy skuadrat e sipër përmendura që si objektiv kanë qëndrimin në kategori në fund të sezonit. Gjatë 5 javëve të fundit Vllaznia po ashtu ka shënuar vetëm 2 gola dhe pësuar 3 të tillë. Ku madje në 3 ndeshjet e fundit skuadra nuk ka shënuar asnjë gol, duke pasur një thatësirë prej 270 minutash për të gjetur golin në portat kundërshtare.

Diçka që nuk i kishte ndodhur në asnjë moment deri më tani në kampionat kuqebluve, të cilët duhet të gjejnë reagimin e duhur dhe sa më të shpejtë. Pasi tashmë janë në ndjekje të kreut të Superiores, ku diferenca është 4 pikë me Elbasanin, me verdheblutë që kryesojnë me 29 pikë e ndërsa shkodranët ndodhen në vendin e 4-ët me 25 pikë pas 15 javësh të edicionit.

Burimi: Gazeta “Shkodra Sport”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments