Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMoratti: Tani ndihem mirë, isha me fat. Chivu njeri i madh, Lautaro...

Moratti: Tani ndihem mirë, isha me fat. Chivu njeri i madh, Lautaro është shpirti i Interit

Ish-presidenti legjendar i Interit, Massimo Moratti, ka folur për gjendjen e tij shëndetësore dhe për skuadrën e zemrës në një intervistë për ‘Il Giorno’. Pas një pneumonie që i shkaktoi një krizë të rëndë respiratore dhe një muaji të gjatë shtrimi në spital, Moratti tani është i rikuperuar dhe shijon fundvitin me Interin në krye të Serisë A.

“Si ndihem? Më mirë, pa dyshim më mirë,” rrëfen Moratti. “Ishte një periudhë shumë e vështirë, por në spital nuk kuptova se çfarë po ndodhte deri sa më hoqën tubin. Ndihem me fat që isha në duar të drejta. Mbështetja e tifozëve, ish-lojtarëve dhe miqve ka qenë e mrekullueshme, por falënderimi më i madh shkon për mjekët dhe personelin shëndetësor, ishin jashtëzakonshëm.”

Fokusin më të madh Moratti e ka te Interi: “Jemi në gjysmë sezoni, por skuadra më duket më e kompletuara. Luajnë mirë, me zemër dhe guxim dhe janë një grup shumë i bashkuar. Disa humbje mund të ndodhin, por Interi ka kapacitet të shkojë larg në të gjitha kompeticionet. Sa më shumë fiton, aq më shumë kjo skuadër tregon se mund të përmirësohet.”

Për kapitenin e skuadrës, Lautaro Martinez, Moratti ka fjalë lëvduese: “Është i drejtë që ai të jetë kështu. Lautaro është lider i vërtetë, jo vetëm një yll. Ai është kapiteni ideal dhe shpirti i Interit.”

Ai ka folur edhe për Cristian Chivu: “Chivu ka qenë një zgjedhje e rrezikshme, por ka rezultuar perfekte. Ishte lojtar i shkëlqyer dhe tani trajner i aftë, me një kulturë dhe inteligjencë të jashtëzakonshme. Ka një sensibilitet të rrallë dhe unë e çmoj shumë.”

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments