Friday, February 6, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoreiro: Nuk barazuam sepse Dajsinani ishte lojtari më i mirë i ndeshjes

Moreiro: Nuk barazuam sepse Dajsinani ishte lojtari më i mirë i ndeshjes

Trajneri i Flamurtarit, Françesko Moreiro, foli pas humbjes 0 me 1 që vlonjatët regjistruan në shtëpi ndaj Egnatias. Në prononcimi e dhënë pas ndeshjes për emisionin “Super Gol”, tekniku italian i kuqeznjve deklaroi:

“Nuk barazuam sepse ishte i zoti portieri kundërshtar. Bëmë ndeshjen tonë, me një taktikë të mirë, me shumë zemër, por është njëçik e vështirë ta shpjegosh humbjen.

Kam shumë besim, ekipi luajti ballë për ballë me Egnatian, kishim 4-5 raste të pasta, portieri i atyre ishte më i miri në fushë. E vështirë të sqarosh humbjen. Për mua ekipi sot bëri futboll të bukur. Bëmë gjithçka për ta fituar ndeshjen dhe e demostruam.

Nuk mund të bësh llogaritjet nga humbja dhe nga fitorja për të përcaktuar nëse ekipi luajti mirë apo keq, për mua ekipi bëri ndeshje të mirë.

Mbas golit patëm 3 raste për gol. Nuk mendoj që ekipi nuk pati agresivitet. Unë e shikoj ndeshjen nga pankina, ju e shikoni nga televizioni, për mua ekipi bëri ndeshje të mirë. Kasa është lojtar i mirë, bashkë me Bintsukën dhe të tjerët, duan kohën e tyre.

Secili e shikon futbollin siç do vetë, edhe Ememe luan pozicion 10, por e vura aty për të mbajtur kapitenin Aleksi.

Presidenca ka bërë sakrifica për merkaton, kemi marrë lojtarët që na duheshin, t’iu japim kohë, sepse kampionati nuk mbaron sot. Dhamë gjithçka për të fituar, nuk ia dolëm, por ecim përpara”, deklaroi Moreiro.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments