Kristiano Ronaldo duket se ka sjellë shumë probleme për Erik Ten Hag dhe Mançester Junajtid, me klubin që ka vendosur që ta shesë futbollistin.

Siç raporton “Talk Sport”, klubi është zyrtarisht i hapur për negociata me këdo që kërkon ta blejë.

“Djajtë e Kuq” janë gati që të presin çdo ofertë për të dhe të bisedojnë me klubet që janë të interesuara.

Kjo gjë duket se ka ardhur nga sjellja e portugezit, i cili ka kërkuar me ngulm që të largohet nga Mançester Junajtid, pasi kërkon që të luajë në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.