Një lajm i mirë për boksin shkodran. Pas gati 3 muajsh shkëputje, kampioni Nelson Hysa i rikthehet stërvitjes. Boksieri shumëherë kampion i vendit siç dihet në fillimin e muajit maj pati një incident të re teksa u plagos në këmbë. Për fatin e tij të mirë, ai ia hedhur paq dhe brenda një kohe të shkurtër është rehabilituar ndërsa prej dy ditësh ka nisur stërvitjen në palestrën e klubit Vllaznia.

Këtë e ka konfirmuar vetë ai përmes një postimi në rrjetin social “facebook” kur shkruan: “I lumtur që rikthehem”. Nuk ka si të jetë ndryshe. E vështira tashmë kaloi. Problemi për të është rikthimi në formëm më të mirë sportive sa me shpejt sepse edhe Vllaznia ka nevojë për të. Në vjeshtë eshtë kampionati dhe ekipi shkodran do të tentojë titullin kampion të rradhës dhe kapiteni duhet të japë kontributin e tij.

© shkodrasport.com