Edon Hasani ishte I pari futbollist I ardhur tek Vllaznia në merkaton e verës. Një goditje shumë e rëndësishme por që nuk do të jetë e vetmja. Pas tij, priten edhe të tjerë futbollistë cilësorë për të ardhur. I dyti mund të jetë një tjetër shkodran, Gilman Lika. Mesfushori 30 vjeçar prej kohësh ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer në Shkodër dhe dyert e skuadrës kuqeblu tashmë duken të hapura.

Për më tepër që largimi I Shtubinës ka krijuar një boshllëk tek loja në krahë e skuadrës. Akordi me Likën pritet të arrihet shpejt pasi dëshira e të dyja palëve është për të firmosur dhe kjo mund të bëhet që ditën e hënë në mënyrë që lojtari të mos humbë më kohë por t’I bashkohet ekipit në stërvitje. Afrimi I mundshëm I Likës nuk do të jetë I fundit. Drejtuesit kuqeblu presin të mbyllin marrëveshjet edhe me 2-3 futbollistë të tjerë. Bëhet fjalë për një mesfushor, një sulmues dhe një mbrojtës qendre. Natyrisht që nuk është e lehhtë sepse futbollistët gjithnjë kanë dilema në këtë periudhë për të vendosur. Trajneri Cungu e ka bërë të qartë se kërkon që të gjithë futbollistët të cilët janë në dilemë duhet të vendosin për fatin e tyre para nisjes së fazës përgatitore. Kjo e fundit pritet të nisë në javën e dytë të gushtit dhe deri atëherë, të gjithë futbollistët të cilët janë planifikuar të vijnë tek Vllaznia, duhet të kenë firmosur kontratat. Ardhja e Edon Hasanit është një ogur I mirë në këtë drejtim dhe tashmë rradhën e kanë të tjerë futbollistë për të hedhur firmë. Vllaznia e sezonit të ri pritet të jetë një ekip simpatik në fushë dhe për më tepër, me pretendime të tjera. Megjithatë duhet të presim deri në fund se çfarë do të ndodhë me merkaton e saj.

© shkodrasport.com