Befasia e madhe ka ndodhur në Shkodër.
Vllaznia nuk mundi të administronte dot avantazhin prej dy golash, teksa shijakasit arrijnë që në fund të barazojnë rezultatin.
Ishte një penallti në sekondat e fundit të kohës shtesë ajo që vulosi ndeshjen në shifrat 2-2.
“Jam shumë i lumtur që skuadra lu.ftoi, sakrifikoi, duroi dhe në fund mori atë për të cilën kishim ardhur këtu në Shkodër. Është fillimi i fazës së dytë. Mendojmë që na pret një rrugëtim i gjatë dhe shumë i vështirë. Shpresojmë të vazhdojmë sa më gjatë kështu.
Shpresoj që ekipi të ketë të njëjtin ritëm edhe në këto ndeshje të mbetura. Nuk erdha për tu mbrojtur në Shkodër. Erdha për dy rezultate pozitive. Nuk besoj se vodhëm diçka këtu. Morëm atë që meritonim“.







