Kete fundjave do te ristartoje edhe kampionati i kategorise se pare dhe ne Shkoder do te zhvillohet nje ndesje shume interesante, ajo ne me Veleçikut dhe Egnatias.

Per koplikasit, fitorja ne kete perballje merr shume vlere pasi do t’i ndihmonte ata ne rrugetimin e tyre drejt arritjes se objektivit, qendrimit ne kategorine e pare.

Nderkohe, Veleçiku te shtunen ka zhvilluar nje tjeter ndeshje kontrolli brenda familjes por gjate zhvillimit te saj ka marre nje lajm jo te mire.

Sulmuesi titullar i ekipit, Ditmir Ujkaj ka pesuar nje demtim pas nje rrezimi ne zone. Ky demtim padyshim qe ka shqetesuar shume stafin teknik dhe trajnerin Duli pasi ndeshja me Egnatian eshte ne prag.

“Me vjen keq qe ndodhi keshtu. Po ndjek keshillat e mjekeve specialiste dhe me shpresen qe te rikuperohem sa me shpejt, deshiron te jem gati per kete takim”-ka thene Ujkaj.
www.shkodrasport.com