Ekipi i Vllaznisë ka vuajtur shumë nga dëmtimet dhe mungesat që ka pasur skuadra në këtë edicion. Pavarësisht se drejtuesit dhe stafi teknik nuk i ka parë si alibi apo justifikim, duke treguar besim për gjithë futbollistët. Por tashmë duket se grupi është totalisht i plotë, me përjashtim të Latifit.

Ku edhe sulmuesi i krahut pritet të kthehet shumë shpejt me skuadrën. Emra si: Hakaj, Jonuzi apo edhe Heriç i kanë lënë pas problemet fizike. I rikthyer tashmë mund të konsiderohet edhe Lorik Boshnjaku. Mesfushori u pa në nxehmje që në ndeshjen kundër Bylis, por nuk u aktivizua.

Me siguri ai do marrë minutat e tij këtë javë kundër Erzenit. Kjo pasi 27-vjeçari mungon që nga ndeshja e javës së 4-ët kundër Egnatias. Ku ai doli i dëmtuar në minutën e 38-të. Por tifozët e Vllaznisë kanë konsideratë të lartë për ish-kapitenin e Prishtinës. Kjo u pa edhr nga duartrokitjet që mori në ndeshjen kundër Bylis.

Në momentin kur Boshnjaku po kryente vrapimet e zakonshme para ndeshjes. Po ashtu kurioziteti është i madh për të parë edhe potencialin real të numrit 17-të, që nga shumë kush është cilësuar si afrimi më i mirë i merkatos verore nga ana e Vllaznisë.
Endri ÇINARI