Marash Kumbulla, qendërmbrojtësi i Veronës dhe kombëtares shqiptare ka bërë një nisje shumë të mirë në Serinë A. Shkodrani 19 vjeçar po luan si titullar ne formacionin e kesaj skuadre sepse me te dhenat qe posedon, ka bindur trajnerin per t’i besuar nje vend ne 11-she.

Edhe pse në ndeshjen e fundit ndaj Juves, bëri një paraqitje të mirë, në fund u ndëshkua me të kuq, pas të verdhit të dytë në një moment pakujdesie.

Por, për Kumbullën nuk ka ndonjë problem shumë të madh, pasi do të humbasë vetëm një ndeshje atë ndaj Udinezes që u luajt sot mbasdite, sipas vendimit të Gjykatës Sportive.

Ndërkaq mbrojtësi shqiptar do të jetë në fushën e lojës për takimin përballë Kaljarit, që do të luhet në 29 shtator. Ky padyshim qe eshte nje lajm i mire jo vetem per skuadren por edhe ne aspektin personal sepse te luash titullar ne Seria A dhe ne kete moshe, eshte nje sukses i madh.