Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESOREMori vëmendjen në ndeshjen ndaj Sllovenisë, 'Dardanët' me banderolë emocionuese për ndeshjen...

Mori vëmendjen në ndeshjen ndaj Sllovenisë, ‘Dardanët’ me banderolë emocionuese për ndeshjen ndaj Serbisë

Gjatë ndeshjes mes Kosovës dhe Sllovenisë e cila përfundoi me rezultatin 0-0 në stadiumin “Fadil Vokrri” të Prishtinës, sytë e të pranishmëve nuk u ndalën vetëm tek fusha e blertë.

Një banderolë e vendosur në tribunë u bë simbol i mbrëmjes duke përcjellë një mesazh të fortë historik dhe patriotik.

Në sfondin e flamujve kuqezi dhe atyre të Kosovës mbishkrimi i saj goditi zemrat e tifozëve shqiptarë.

“90 minuta futboll? Ne i mbijetuam luftës”, shkruhej në banderolë. Kjo tregon edhe njëhere lidhjen e fortë dhe të pandashme të dy kombeve si Shqipëria dhe Kosova. Gjithashtu ky mesazh vjen si një paralajmërim ndaj serbëve të cilët ditën e sotme luajnë ndaj ekipit tonë kombëtar.

Atmosfera në stadium ishte e zjarrtë dhe ndonëse ndeshja përfundoi pa gola, fituesit e vërtetë ishin vet ata, tifozeria dhe zemrat shqiptare.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments