Flamurtari ka triumfuar në shtëpi përballë Vllaznisë, në ndeshjen e vlefshme për javën e 9-të të Superiores. Sfida që u zhvillua në stadiumin e Vlorës, përfundoi me shifrat 1-0. Pas këtij dueli ka folur për RTSH, trajneri fitues Francesco Moriero.

“Fitore që ndryshon ambientin? Ka qenë një ndeshje e luftuar përballë Vllaznisë. Fituam kundër një ekipi të fortë. I bëj komplimente Vllaznisë sepse bënë një ndeshje shumë të mirë. Sot u rritëm shumë, vendosëm zemrën, bëmë ndeshje perfekte dhe sidomos shpirti, që është i duhuri. Po rritemi, por duhet të qëndrojmë me këmbët në tokë dhe të punojmë.

Arsyeja pse e nisën startues Diavara dhe Nunez, strategjia për të markuar 1 kundër 1 në mesfushë? Sepse po mundohem që të gjej një ekuilibër në ekip. Më duheshin këta lloji lojtarësh në këtë ndeshje, shkoi mirë. Jo gjithmonë bëjmë zgjedhjet e duhura, por sot jam i lumtur sepse të gjithë u përgjigjën mirë. U përpoqëm që të hapnim mbrojtjen e tyre nëpërmjet mesfushorëve tanë. Sulmuesit tanë bënë një punë të mrekullueshme sot.

Do i besoni përsëri 3-4-3? Sot e ndryshuam, nuk luajtëm ashtu. Do të mbrojmë ashtu siç sulmon ekipi kundërshtar. Për të vënë në vështirësi ekipin kundërshtar ndodh kjo. Sot luajtëm me 3 mesfushorë qendre, sepse kështu e kërkonte kjo ndeshje, tjetra do jetë ndryshe. Çunat po më ndjekin, komplimente stafit sepse erdha në situatë të vështirë. I lumtur që solla fitoren e parë të këtij viti”, tha Moriero.