Te gjithe presin hapin e gabuar te Vllaznise, por ajo jo vetem qe nuk po gabon, por vazhdon te fitoje dhe te thelloje diferencen me ndjekeset e saj.

Keshtu ka ndodhur edhe dje, kur kuqeblute “likujduan” edhe Kukesin, duke e lene tashme plot 15 pike prapa ne tabelen e renditjes.

Arsyeja qe e ben Vllaznine te jete e tille duket se eshte “zbuluar” edhe tek nje status i postuar nga trajneri i portiereve te kesaj skuadre, Ideal Lekiqi. Ai ka dale ne foto bashke me tre pjestaret e tjere te stafit, Brdariç, Plori e Osja dhe secili prej tyre ka ngritur tre gishtat lart, tre gishtat per tre piket e marra ndaj Kukesit.

Ai ka shkruar vetem tre fjale por qe mjaftojne per te kuptuar gjithçka. “We are hungry” (Ne jemi te uritur). Dhe ne fakt ka te drejte.

Kjo skuader eshte e uritur per te bere mire dhe ecuria e sivjetme i ka befasuar te gjithe, prandaj dhe ecuria e mire e kuqebluve pritet te vazhdoje edhe ne javet e ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/