Fitorja e Vllaznisë me Kukësin në “Elbasan Arena”, është perjetuar më shumë entuziazëm. Jo vetëm pas ndeshjes por edhe ditën e sotme, kjo është e dukshme sidomos në rrjetet sociale. Janë qindra, ndoshta mijëra postime që i bëjnë jehonë Vllaznisë por edhe kësaj fitoreje të rëndësishme.

Është fakt i njohur prej shumë vitesh se kryebashkiakja e Shkodrës Voltana Ademi, është një nga tifozet më të zjarrta të Vllaznisë së futbollit por edhe e sporteve të tjera kuqeblu. Ajo është e pranishme në “Loro Boriçi” dhe në stadiumet e tjera ku Vllaznia luan, gjithmonë nëse impenjimet si kryetare bashkie, i lënë hapësirë.

Në ndeshjen me Kukësin në “Elbasan Arena” Ademi ka qenë e pranishme dhe duket se është kënaqur nga fitorja. Kjo kuptohet nga postimi në Facebook i bërë ditën e sotme, ku ajo ka publikuar disa foto të tifozëve pas fitores.

“Me tifozët ma të mirë në bote! Elbasan, janar 2021”, është komenti i kryebashkiakes Ademi, e cila po e përjeton me shumë kënaqësi ecurinë e deritanishme të Vllaznisë në Superligë. /ShkodraWeb/