Vllaznia vijon ngjitjen në tabelë, teksa është larguar nga ‘’zona e ftohtë’’ dhe renditet në vendin e gjashtë. Nëse shikon statistikat, mbrojtja shkodrane është më e mira e kampionatit, me vetëm 22 gola të pësuar. Në vendin e dytë qëndron Tirana me 26 gola, e cila edhe kryeson renditjen.
Kujtojmë që Vllaznia ka pasur probleme me pagat e prapambetura, por kjo si duket nuk i ka penguar që të japin maksimumin në fushë. Gijthsesi, Gilman Lika konfirmoi dje se gjithçka është zgjidhur dhe detyrimet e klubit ndaj lojtarëve janë shlyer.
Të besuarit e Mirsad Jonuz i pret një transfertë e vështirë të dielën, teksa do përballen në transfertë me Laçin. Synimi edhe për këtë përballje është i qartë: marrja e pikëve maksimale.
Duke qënë që një nga problemet që kanë shqetësuar shumë kampin shkodran është zgjidhur, skuadra është e fokusuar në ndeshjen e rradhës./newsport/