Kazujoshi Miura, futbollisti më i vjetër në botë, është transferuar në ekipin e Suzuka Point Getërs, në ligën e katërt japoneze të futbollit. Sulmuesi nuk dëshiron të ndalet në këtë sport, duke firmosur për skuadrën e 14-të në karrierën e tij.

Diçka e pazakonte kjo per moshen e tij. Miura, i cili mbush 55 vjeç në shkurt të këtij viti, ka debutuar me skuadrën e Santos në vitin 1986.

Ai ka luajtur gjithashtu me ekipet e Palmerias, Xhenoa, Dinamo Zagreb etj. Japonezi u transferua te Jokohama në vitin 2005 dhe pas 16 vitesh ka vendosur të largohet.

Miura është i vetmi futbollist, i cili ka luajtur në pesë dekada të ndryshme, duke u cilësuar si legjenda më e madhe në futbollin japonez. Sulmuesi ka deklaruar se qëllimi i tij është të luaj futboll deri në moshën 60 -vjeçare.