Manuel Nojer dhe Bajern mynih kanë mbetur në vendnumëro përsa i përket rinovimit të portierit.

Titullari i bavarezëve këmbëngul për një kontratë katërvjeçare dhe me një rritje të pagës, mirëpo drejtuesit e klubit nuk shkojnë më shumë se opsioni për vitin 2023.

Ndërkohë, tekat e gardianit nuk po i pëlqejnë aspak shokëve të skuadrës të cilët janë në krah të klubit në këtë rast. Emra si Levandovski, Myler dhe Kimish nuk e pëlqejnë qëndrimin e portierit.

Ndaj, nga Gjermania raportohet tashmë se dhomat e zhveshjes së Bajern Mynih janë të ndara dhe emra të rëndësishëm për ekuilibrat e ruajtjen e grupit, janë kundërvënë ndaj njëri-tjetrit. /Vipsport/