Jose Mourinho ka treguar përshtypjet e tij pas mbërritjes në Shqipëri. Trajneri portugez e njeh mirë vendin tonë, pas finales së Romës kundër Feynoord në kryeqytet.
Ai ka folur për RTSH Sport duke zbuluar edhe marrëdhënien që ka me kryeministrin Edi Rama. Në prononcimin e shkurtër, trajneri i ekipit të Romës ka thënë:
“Është një vend që ndikon mirë për ne, është një vend që kemi fituar trofeun. Kam një marrëdhënie të mirë me kryeministrin dhe është kënaqësi që të jem këtu sërish, kryeministri ka bërë një punë të mirë. Vij me kënaqësi këtu”, tha Mourinho.
Mirëserardhjen në Tiranë kryeministri Rama ia kishte uruar trajnerit Mourinho edhe më parë. “Uou! Perandori i ri i Romës rikthehet në Tiranë. Mirë se vjen Murinjo,” shkruajti Rama në postimin që i ka dedikuar miqësores Partizani–Roma.