Vllaznia në basketboll për femra ka realizuar një fitore të thellë me shifrat 80-47 ndaj një skuadre modeste si Elbasani. Kjo fitore është shumë e rëndësishme për skuadrën kuqeblu, sa i përket pikëve dhe ecurisë së kampionatit për këtë fazë.

Basketbollistet kuqeblu të drejtuara nga trajneri Bledar Gjeçaj, luajtën mesditën e sotme në pallatin e sportit, “Qazim Dervishi” përballë Elbasanit, në një ndeshje që e dominuan gjatë të gjithë lojës.

Suksesi i vajzave kuqeblu u vendos që në periodën e parë, kur u arrit avantazhi 33-16. Ndërkohë, duke fituar edhe periodën e dytë 23-12, epërsia në mbyllje të pjesës së parë shkon në shifrat 56-28 për Vllazninë.

Në vijim, duke qenë me 28 pikë diferencë në kryesim të rezultatit, pjesa e dytë është një formalitet për skuadrën kuqeblu, e cila pas fitmit të dy periodave, 14-10 dhe 10-9, e fiton të gjithë ndeshjen me shifrat e përgjithshme, 80-47.
Maringlen ZHIVANI