Tirana vazhdon rrugëtimin drejt titullit kampion, teksa sot mundi 1-2 Vllazninë në Loro Boriçi . Sfida e javës së 25-të të Kategorisë Superiore nisi me malore për bardheblutë, teksa pësuan gol pas 7 minutash nga Aralica.

Shkodranët patën mundësinë që të dyfishonin brenda pjesës së parë me Latifin, por ky i fundit gaboi nga pika e bardhë e penalltisë. Ekipi i Shehit përmbysi gjithçka me Ismajlgecin në minutën e 43-të dhe Hotin në minutën e 70-të.

Pas sfidës, drejtori sportiv i Tiranës, Tefik Osmani ka bërë një postim në rrjetet sociale, ku ngacmon kundërshtarët duke shkelur syrin. Vihet re komenti i ish lojtarit të Vllaznisë, Skerdi Bejzade, i cili lë të kuptohet se 11-metërshi i gabuar ndikoi në rezultat.

Bejzade shkruan: “Mbylli syt mbylli se e humbi ai penalltinë për 2 me 0, pastaj rrije me sy hapur o Osman Bej. Bëni qef me këto ekipe që keni”.

Vllaznia renditet e katërta me 39 pikë.