E ardhmja e trajnerit Thomas Brdariç në krye të Vllaznisë, duket disi e paqartë, që pas humbjes së sotme. Këtë e konfirmoi vetë presidenti Alban Xhaferi, në intervistën për mediat, pas ndeshjes me Tiranën, teksa tha se askush nuk është i paprekshëm te Vllaznia.

Megjithatë, kjo gjë duket se nuk i ka pëlqyer trajnerit Brdariç, i cili kur u pyet nëse ndihet i rrezikuar, ai u nervozua tej mase dhe e cilësoi një pyetje të çuditshme sipas tij.

Arsyet mund t’i dijë vetëm trajneri, por si me miratimin e tij, si pa miratimin e tij, ai rrezikon shkarkimin, derisa këtë e pranon edhe vetë presidenti Xhaferi.

E ardhmja e Thomas Brdariç është hedhur në dyshim, megjithatë se çfarë do të ndodhë pritet të mësohet vetëm në ditët në vazhdim.
Maringlen ZHIVANI