Vllaznia në volejboll për femra ka marrë një tjetër fitore në kampionat, këtë herë ndaj Apolonisë me rezultatin 0-3.

Në fakt, ka qenë një ndeshje e lehtë për vajzat shkodrane, që kanë bërë një paraqitje të mirë në këtë takim.Kanë qenë vajzat shkodrane, që kanë fituar dy setet e para me rezultatin 17-25 dhe 18-25.

Kaq ka mjaftuar që më pas ekipi shkodran të dominonte dhe të fitonte edhe setin tjetër të fundit dhe krejt ndeshjen, duke marrë tre pikë të rëndësishme për vazhdimësinë.

Vllaznia në volejboll për femra, ndeshjen e saj të rradhës, do ta ketë me Partizanin të mërkurën në orën 16:00, në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” në Shkodër.
Maringlen ZHIVANI