Dy nete me pare, Sulejman Starova dha mendimin e tij për ndeshjet e ekipeve shqiptare, që luajtën ditën e sotme ndeshjet e kthimit në raundin e dytë të Conference League.

Trajneri i njohur, në rolin e analistit në panelin e emisionit “Skaner”, u shpreh disi skeptik për Vllazninë, teksa e parashikoi në një farë mënyre që shkodranët do ta kenë shumë të vështirë.

“Dëshira është e madhe që t’i shikojmë te tre skuadrat të kualifikuara. Megjithatë, Vllaznia do e ketë shumë të vështirë kualifikimin, duke marrë në konsideratë shumë faktorë”,-tha dy nete me pare trajneri i njohur, Sulejman Starova.

Dhe ndeshja e zhvilluar mbreme ne “Ion Oblemenco” i dha plotesisht te drejte atij sepse Universitatea ishte shume me lart se Vllaznia ne te gjitha drejtimet duke e merituar plotesisht fitoren dhe kualifikimin.
Maringlen ZHIVANI