Armando Broja është kthyer në qendër të merkatës, së kësaj vere. Sulmuesi shqiptarë është një teme e “nxehtë” te Chelsea, pasi e ardhmja e tij është akoma e pa qartë.
Ofertat për shërbimet e 20-vjeçarit nuk kanë munguar, ku West Ham është skuadra që këmbëngul për sulmesin e kombëtares shqiptare.
Fabrizio Romano, ka zbuluar të rejat e fundit rreth të ardhmes së lojtarit. Sipas tij, qëndrimi i Chelseat për Brojën vazhdon të jetë ende i njëjtë, me klubin që nuk pranon asnjë ofertë.
Trajneri i londinezëve, Thomas Tuchel, thuhet se insiston në mbajtjen e 20-vjeçarit në skuadër dhe se nuk e dëshiron largimin e tij në formë të përhershme.
Chelsea së fundi ka refuzuar edhe një ofertë prej 30 milionë funtesh të West Ham Unitedit për anëtarin e Kombëtares shqiptare.
Romano gjithashtu paralajmëroi se më shumë bisedime me “Blutë” do zhvillohen së shpejti. Ndryshe, Armando Broja me Chelsean ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2026.