Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMourinho zbarkon në Romë: Nuk e meritoja këtë pritje, s’kam bërë asgjë...

Mourinho zbarkon në Romë: Nuk e meritoja këtë pritje, s’kam bërë asgjë akoma!

Jose Mourinho ka zbarkuar në kryeqytetin e Italisë. Portugezi është trajneri i ri i Romës dhe tani do të nisë nga puna, ndërkohë që te tifozët verdhekuq ka shumë entuziazëm.

Ata i kanë rezervuar Mourinhos një pritje të ngrohtë dhe “Special One” e komenton kështu: “Nuk mendoj se e meritoj mënyrë se si u mirëprita, pasi nuk kam bërë akoma asgjë për ta.

Ka akoma më shumë përgjegjësi mbi shpatullat e mia. Duam të bëjmë një Romë të suksesshme dhe të qëndrueshme.

Pas bisedës së parë që pata me klubin pata menjëherë ndjesinë se nuk është projekti im, i Pinto apo i Friedkin, por projekti i Romës. Që nga dita e parë jam i emocionuar dhe mezi kam pritur të vij këtu”. /abcnews

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments