Vllaznia arriti marrëveshjen me sulmuesin ganez, Ngisah Bismark, i cili ka qenë në pronësi të Kievos. Ardhja e sulmuesit u shty përkohësisht, pasi problem u bë afati i skadencës së pasaportës së ganezit.

Shkodranë nisën edhe kontaktet me Ambasadën e Ganës në Itali, për të marrë informacion zyrtar se sa kohe i duhet lojtarit që të presë që të pajiset me pasaportën e re.

Duket se kjo procedurë merr kohë, kështu që Vllaznia duket se do të heqë dorë nga Bismark, i cili mund të vijë në Shqipëri më vonë për llogari të ndonjë klubi tjetër.

Nderkohe tek kuqeblute eshte duke u provuar nje tjeter futbollist afrikan, por kete here behet fjale per nje mbrojtes i cili do te testohet per disa dite dhe me pas do te vendoset per te.