HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoviola e Bujar Pregjës: Partizanit iu mohua një penallti, goli i Skënderbeut...

Moviola e Bujar Pregjës: Partizanit iu mohua një penallti, goli i Skënderbeut i parregullt

Bujar Pregja ka analizuar rastet e diskutueshme në ndeshjen Partizani – Skënderbeu që përfundoi me rezultatin 2-1. Në këtë moment, ndaj ish-gjyqtarit, ndërhynë dhe të pranishmit në panel.

Ai përmendi disa raste, duke i dhënë më shumë të drejtë Partizanit. Në fjalën e tij në panelin e emisionit “Skaner”, Pregja tha:

“Për rastin sa i takon Sembene, mendoj që tani e shoh se është penallti. Ai lojtari i Skënderbeut, e ka mbajtur nga mesi lojtarin e Partizanit.

Gjithashtu, në minutën e 48-të, Vangjel Zguro duhej të dilte me të kuq pas të dytës së verdhë pas ndërhyrjes ndaj Gligorov.

I shumëdiskutuar ka qenë dhe goli i anuluar për Skënderbeun. Në fakt rregullorja është e qartë se çdo top i prekur në dorë pavarësisht nëse është e ngjitur ose jo e përfundon në rrjetë, është i parregullt”./newsport/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments