Ndeshja Kastrioti- Vllaznia e vlefshme per javen e 18-te perpos grintes se treguar nga futbollistet e te dy ekipeve ne fushen e lojes, ka patur edhe disa momente te diskutueshme qe sollen edhe shume kontestime nga futbollistet e te dy skuadrave.

Ne lidhje me keto raste te diskutueshme, ka bere moviolen ne emisionin “Procesi Sportiv” ish- arbitri i FIFA-s Lorenc Jemini i cili ka dhene keto komente ne lidhje me to.

Ne lidhje me rastin e minutes se 40-te kur Adili e prek topin me koke, ndryshe nga shumekush qe mendon se per mbrojtesin e Vllaznise duhej dhene karton i kuq, une them ndryshe.

E para, prekja eshte e pavullnetshme, e dyta distanca me porten eshte e larget dhe lojtarit te Kastriotit nuk i mohohet nje mundesi e paster shenimi sepse kemi edhe nje tjeter futbollist te Vllaznise afer e qe mund ta zoteroje topin. Per kete arsye, mendoj se duhej dhene faull per Kastriotin dhe karton i verdhe per Adilin.

Minuta e 71-te kur ishte momenti i 11-metershit ne favor te Vllaznise. Mendoj se arbitri gaboi qe nuk mori vete vendimin per 11-metersh sepse gjithçka ishte e paster dhe e qarte dhe nuk ishte nevoja per nderhyrjen e VAR-it.

Sa i takon kartonit te dyte te verdhe te Adilit, serish mendoj se arbitri ka gabuar krejtesisht sepse mbrojtesi i Vllaznise nuk beri asnje vendim te gabuar. Edhe me logjike te thjeshte, rivenien anesore e kryen mbrojtesi i krahut dhe jo mbrojtesi i qendres, prandaj arbitri gaboi, por mendoj se dhe Adili e teproi me reagimin e tij dhe mund te jete subjekt i Komisionit te Disiplines per fjalorin e perdorur”./SHKODRA-SPORT.COM/