vVllaznia gjate ketij sezoni ka patur uljet e ngritjet e saj qe padyshim kane patur efektin e vet ne renditjen aktuale te saj. Megjithate nje ndikim ne kete pozicionim duhet thene se kane patur edhe arbitrat.

Kapiteni Gilman Lika edhe ne daljen e tij te fundit publike, pikerisht dy dite me pare ne emisionin “Pressing” beri te ditur se Vllaznise i jane mohuar 8-9 penallti gjate ketij sezoni.

Ai madje beri te ditur se mosdhenia e tyre ne shumicen e rasteve ka ndikuar ne rezultatin e ndeshjes. Gjate komunikimit me te ftuarit ne emision, ka patur edhe diskutime qe kjo edhe mund te mos jete e vertete, ndonese Lika ua ka dhene me fakte nje gje te tille.

Per te vertetuar me se miri kete gje, “Shkodra Sport” po ju risjell permes videos se meposhme 9 rastet e shumediskutuara te cilet kane patur edhe ndikim ne rezultatet e ekipit te Vllaznise.
www.shkodrasport.com