Skuadra pukjane pas barazimit në javën e kaluar me Veleçikun, sot pasdite ka arritur një fitore shumë të rëndësishme ndaj Pashtrikut të Hasit me rezultatin 3-0. Goli i parë i ndeshjes ka patur për autor Fuçinë, e më pas ka shënuar edhe afrikani Udeke. Me rezultatin 2-0 është mbyllur pjesa e parë e kësaj ndeshje ndërkohë që në pjesën e dytë ka shënuar edhe koplikasi Gazmir Kurtaj dhe ndeshja është mbyllur në shifrat 3-0.

Me këtë fitore, Tërbuni bën autokritikë për barazimin e javës së kaluar duke treguar se do jetë një nga skuadrat pretendente të Grupit A për t’u ngjitur në kategorinë e parë në fund të sezonit. Ndeshja e sotme është luajtur në stadiumin e qytetit të Kukësit dhe është ndjekur nga një numër i konsiderueshëm tifozësh pukjanë.