Trajneri i Teutës, Edi Martini ka dalë ditën e sotme në konferencë për shtyp para sfidës me Flamurtarin. Tekniku shkodran thekson se kundërshtarët luajnë pa stres dhe se me vlonjatët nuk do të jetë e lehtë. Ndër të tjera, Martini shprehet se Kupa do të ishte dhurata më e mirë për të.

Forma e ekipit? Ekipi është gati edhe pse kemi disa lojtarë të dëmtuar. Avdyli dhe Villa janë të gatshëm por nuk do të jenë pjesë e formacionit. Edhe Gruda me Beqjan nuk kanë qenë mirë, por pjesa tjetër e ekipit është mirë. Nesër është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi do të realizojmë pjesëmarrjen në Uefa pasi e kemi objektiv si klub.

Flamurtari? Entuziazmi ekziston, por çunat janë me këmbë në tokë për ndeshjen me Flamurtarin. Duhet të kalojmë këtë ndeshje dhe më pas të përgatisim finalen me Tiranën. E dimë se Flamurtari na ka surprizuar 1-1 në Durrës, është një ekip i mirë me djem që duan të dalin në skenë dhe duan të kalojnë te ekipe të tjera. Ata luajnë pa stres dhe janë më të motivuar, kjo është një ndeshje jo e lehtë.

Kupa? Kupa është dhurata më e mirë që më bëhet mua dhe gjithë ekipit, nuk kam asgjë tjetër veç kënaqësisë që do më japë Kupa nëse fitojmë.

E ardhmja?Nuk ka folur, jam i fokusuar te ndeshja me Flamurtarin dhe kemi kohë për këto biseda. Është e rëndësishme për të arritur te objektivat dhe do Zoti shkojmë te trofeu i Kupës.

Afrimet në merkato? Nuk jemi në kohë për merkato. Kemi ekip dhe lojtarë që janë pjesë e ekipit, duhet të menojmë për kampionatin dhe të shohin rezultatet. Kemi kohë për këtë dhe do bisedojmë edhe për kontratat dhe lojtarët që do ikin apo do afrohen në ekip”, u shpreh Martini./vipsport/