Ndeshja e kaluar ne mes Kukesit dhe Vllaznise qe u fitua nga shkodranet me rezultatin e ngushte 1-0, fale golit te shenuar nga Hakaj ne fundin e pjeses se pare, ka patur disa momente moviole te cilat jane diskutuar nga specialisti i saj Lorenc Jemini ne emisionin “Procesi Sportiv.
Ai fillimisht eshte ndalur tek pretendimi i kukesianeve per 11-metersh ne minuten e 30-te te ndeshjes, per te cilin eshte shprehur: “Ky ka qene rasti me i diskutueshem i kesaj ndeshje sepse ka qene minuta e 30-te dhe ne ato momente rezultati i saj ka qene 0-0.
Une mendoj se ketu ka gabuar arbitri, bashke me VAR-in. Ky moment duhej dhene penallti per Kukesin.Nuk mundesh ne kete rast te lejosh avantazhin, por ky nuk eshte justifikim. Mbrojtesi i Vllaznise nuk e leshon kundershtarin nga fillimi e deri ne fund, madje i fut edhe sterkembeshin ne fund.
Ka edhe nje moment tjeter ne kete ndeshje, kur eshte Vllaznia qe pretendon per 11-metersh dhe une mendoj se duhej dhene per te goditje nga pika e bardhe. Ketu eshte minuta e 85-te, por edhe ketu eshte penallti dhe prandaj edhe ketu mendoj se ka gabuar edhe arbitri, edhe VAR-i”.
Ne fakt, ne kete ndeshje ka patur edhe nje tjeter rast per moviole, kur mbrojtesi i Kukesit ne fillimin e pjeses se dyte duhej ndeshkuar me kartonin e dyte te verdhe dhe rrjedhimisht te kuqin, por ky rast nuk eshte analizuar nga Jemini./SHKODRA-SPORT.COM/