Enea Jorgji & CO bënë një gjykim fantastik dje në Vllaznia-Partizani, përpara se të arbitrojnë për herë të parë në fazën e grupeve të Ligës së Kampioneve, pikërisht më 19 shtator në përballjen Jang Bojs-Lajpcig.
Loja që u zhvillua në stadiumin “Loro Boriçi” ia bëri të lehtë gjykimin Jorgjit, i cili ishte i ndihmuar nga asistentët Denis Rexha dhe Ridigert Çokaj, ndërsa në VAR ishin Florian Lata dhe Klodian Shahini. “Panorama Sport” ju sjell rastet e djeshme për moviolë.
13′ Maget bën një ndërhyrje të rëndë ndaj Boshnjakut në anësore dhe Jorgji i jep karton të verdhë dhe automatikisht të kuq. Për mesfushorin e Partizanit ishte i dyti i verdhë, pasi në minutën e 4-t, kishte shkaktuar një faull ndaj Krymit dhe ishte ndëshkuar. Vendime të drejta të Jorgjit, pasi intensiteti i ndërhyrjeve ka qenë i lartë.
61′ Rrapaj rrëzohet në zonë pas duelit me Stojanoviçin. Pretendohet penallti, por Jorgji vijon lojën. Vendim i drejtë i kryesorit.