Hamdi Salihi, ndihmësi i trajnerit Edi Reja tek Kombëtarja është shprehur për Supersport se për momentin janë duke u trajnuar lojtarët që janë në dispozicion, por kur të jetë grupi i plotë, si fillim do të punohet me kujdes për ndeshjen e parë me Islandën, kurse më pas do të marrë vëmendje të veçantë edhe ndeshja me Moldavinë.

“Jemi munduar t’i organizojmë ndeshjet me detaje, duke parë edhe mundësitë tona edhe nivelin e kundërshtarit. Kur të jetë komplet grupi, do përgatisim ndeshjen e parë me Islandën, pastaj të dytën me Moldavinë”, është shprehur Hamdi Salihi.

Siç dihet shkodrani prej pak kohesh ka marre emerimin per te qene pjese e stafit te trajnerit Reja ne kombetaren shqiptare dhe ai e ka marre me shume deshire nje gje te tille.

Ish- sulmuesi i Vlalznise e mbylli karrieren ne fillimin e ketij viti ne Austri, aty ku dhe po jeton aktualisht nderkohe qe tashme ka nisur pune si trajner.