Veljko Dovedan padyshim që ka qenë goditja në merkato e këtij sezoni e skuadrës së Bylisit. Me një eksperiencë të madhe në shumë skuadra dhe kampionate të njohura të Europës, si në Bosnjë, Greqi, Serbi, verën e shkuar zgjodhi që të drejtojë Bylisin dhe të nisë projektin bashkë me presidentin Besnik Kapllanaj.

Jo vetëm në skuadrën e parë, por edhe te moshat. Bylisi i Dovedanit, ka 9 muaj që nuk njeh humbje, ndërsa përpara finales me Vllazninë, trajneri i mallakastriotëve është optimist dhe thotë:

“Ne do të japim më të mirën tonë për të fituar ndeshjen dhe ta sjellim trofeun në Ballsh. Vllaznia është një ekip i mire dhe ka kualitete. Por, unë kam besim te lojtarët e mi dhe cilësitë e tyre, jemi pa humbje për një periudhë të gjatë dhe nuk janë rastësi ecuria dhe rezultate që kanë ardhur si logjikë e një loje mjaft të bukur, – tha fillimisht trajneri Dovedan.

“Kemi siguruar kalimin në Superiore dhe kjo është një ndeshje prestigji. Luajnë ekipet që kanë qenë më lartë si nivel në grupet e tyre. Por, unë mendoj se nëse ne luajmë siç punojmë apo siç kemi bërë deri më tani, jam i bindur që trofeu do të jetë i yni.

Pastaj me sa unë di, Bylisi gjithmonë ka dal kampion në Kategorinë e Parë”, – tha trajneri i Bylisit në prag të finales me shkodranët./vipsport/