Ndeshje e djeshme ndaj Elbasanit do të mbetet gjatë në memorien e futbollistit të ri Sabion Bizi sepse është ndeshja e tij e parë me ekipin e të rriturve të Vllaznisë dhe kësisoj ai realizoi një ëndërr të tij.
19 vjeçari shkodran luajti në 45 minutat e para të kësaj ndeshje duke treguar një formë përgjithësisht të mirë dhe padyshim që ky debutim do ta ndihmojë shumë për ndeshjet e ardhshme sepse me siguri që do ta shohim shpesh në fushën e lojës ngaqë është i datëlindjes 2007 dhe si rrjedhojë me rregullin e ri, do të ketë mundësi të tregojë të gjithë potencialin e tij.
Sabioni në këtë mënyrë bëhet pjestari i tretë i dinastisë “Bizi” që vesh fanellën e Vllaznisë. I pari ka qenë gjyshi i tij- i madhi Sabah Bizi i cili ka lënë gjurmë me këtë skuadër dhe me kombëtaren shqiptare dhe i dyti- i ati Brikenoja që aktualisht vazhdon t’i shërbejë këtij klubi në rolin e trajnerit të ekipit B.
Sabion Bizi kësisoj do të ketë të gjithë mundësinë për të shfaqur vlerat e tij si një mesfushor me vizion loje dhe me shumë siguri shumë shpejt do t’i bëjë të gjithë për vete me atë që do të shfaqë në fushën e lojës.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


