Sunday, January 11, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIOREMoviola e Vllaznia-Skënderbeu/ I kuq me të drejtë për Dumfur, shkodranëve u...

Moviola e Vllaznia-Skënderbeu/ I kuq me të drejtë për Dumfur, shkodranëve u mungon një penallti

Drejtësia në ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu iu besua gjyqtarit kryesor Kreshnik Barjamaj, me ndihmës Agarajn dhe Lisakun. Në VAR ishin Lata dhe Mersinasi.

Në këtë takim nuk munguan rastet për moviolë, ku trupa gjykuese i ka mohuar një penallti Vllaznisë. Ja rastet për moviolë:

45′ Latifi futet brenda zonës, kërkon të driblojë edhe portierin, rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin dhe VAR-in ka vetëm stimulim dhe karton të verdhë për Latifin.

Por pamjet tregojnë se gjyqtari dhe VAR-i kanë gabuar, pasi ka kontakt ndaj Latifit, ndaj kemi të bëjmë me penallti të mohuar për Vllazninë.

62′ Dumfurin e lënë nervat teksa godet nga pas Heriçin. Gjyqtari me të drejtë e ndëshkon direkt me karton të kuq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments