Vllaznia arriti të marrë një fitore të rëndësishme në garën për zonën europiane, teksa po i afrohemi edhe fundit të kampionatit. Shkodranët mposhtën Skënderbeun në “Loro Boriçi” dhe ashtu si çdo takim, edhe kjo ndeshje kishte momentet e veta pikante që nuk keni pasur mundësinë t’i shihni nga TV, por “Panorama Sport” i sjell për lexuesit e saj.

* Në 10 ndeshjet e fundit Vllaznia ka grumbulluar vetëm 9 pikë, me vetëm një fitore që i përket sfidës ndaj Dinamos, me rezultatin 2-1. Fitorja në përballjen me Skënderbeun ishte një detyrim dhe kuqeblutë e arritën një gjë të tillë duke u kthyer pas afro 2 muajsh te fitorja.

* Një numër shumë i vogël tifozësh në stadium, rreth 300 të pranishëm e ndjekin takimin.

* Gratë e fëmijët e lojtarëve, sidomos atyre të huaj që janë pranë Vllaznisë, kanë ndjekur nga tribuna e gazetarëve takimin.

* Tifozët e Vllaznisë e kanë sërish me kapitenin Zguro.

* Janë gjithë kohën në këmbë dyshja e trajnerëve Plori e Gega duke orientuar të tyrit nëçdo aksion.

* Nuk mungon ironia e atyrepak tifozëve ndaj teknikut Plori. “Bravo Plori, bravo, s’ka ku shkon ma mirë”. Ata ishin shumëtë irrituar me atë që po tregonte ekipi në fushën e lojës.

* Moment i diskutueshëm për VAR. Latifi futet brenda zonës, kërkon të driblojë edhe portierin, rrëzohet në zonë, por për gjyqtarin ka vetëm simulim dhekarton të verdhë për Latifin. Tifozët e kanë me kryesorin Bajramaj.

* Braziliani Da Silva takon ishshokun e skuadrës, tani sikundërshtar, mbrojtësin e Skënderbeut Dajan Shehi.

* Nuk reshtin vërshëllimat dhe ofendimet edhe me fillimin epjesës së dytë në drejtim të Zguros. Tifozët e tribunës përkarshi nuk i kanë ndalur të sharat në drejtim të tij. Ndërsa Zguro me disa gjeste kërkon të nxehë sadopak tifozët kuqeblu.

* Dumfurin e lënë nervat tek godet nga pas Heriçin në të 62-ën minutë dhe ndëshkimi është i menjëhershëm me kartontë kuq.

* Këshillohet Zguro në të 66-ën minutë nga gjyqtari i takimit pas replikave të tij me tifozët shkodranë.

* Tifozëria shkodrane kërkon nga tekniku i Skënderbeut që të nxjerrë jashtë fushe Zguron që të qetësohej edhe situata.”Gega nxirre jashtë Zguron siç e nxore në Korçë”.

* Plori nxjerr në vrapim të lehtë shkrythës ekipin e tij menjëherë sapo ka përfunduar loja. Ata kanë hyrë në dhomate zhveshjes dhe kanë hequr fanellat e lojës për të veshur bluzat e stërvitjes.