Vllaznia fitoi në fundjavë 1-0 me Skënderbeun, duke u rikthyer pas shtatë ndeshjeve te pikët e plota, për triumfin e parë të Elvis Plorit në pankinën shkodrane.

Kuqeblutë kishin Krymin dhe Djurdjevic të pezulluar për ndeshjen me korçarët, teksa stafi teknik ka marrë lajmin e mirë. Dyshja është rikthyer në përgatitje për ndeshjen e së enjtes kundër Dinamos në “Elbasan Arena” (16:45).

Tanimë Plori do ketë edhe dy lojtarët të gatshëm, duke lënë pas pezullimet. Në sprintin final të sezonit dhe në finalen e Kupës, tanimë Vllaznia do kërkojë të sigurojë edhe një vend europian nga kampionati.

Shanset dhe mundesite per ta bere nje gje te tille i ka por padyshim qe duhen grumbulluar ende edhe disa pike. Dhe duke filluar nga e enjtja ndaj Dinamos ku fitorja nuk duhet vene ne diskutim.