Armando Broja prej javësh tashmë ka përfunduar në rdarët e kampionëve të Italisë. Për sulmuesin e kombëtares ka shfaqur interes skuadra e Milan, e cila e shikon 21-vjeçarin si lojtarin si një asset të rnëdësishëm për formacionin e Stefano Piolit.

Nga krhau tjetër te Chelsea kërkon të përfitojë sa më shumë nga “xhevahiri” i tyre dhe sipas mediave italiane po projektohet një shkëmbim lojtarësh, ku pjesë e tij do të jetë sulmuesi kuqezi.

Po sipas mediave italiane Milan pret oferta nga dy klube, nga Chelsea dhe Manchetser City në drejtim të Rafael Leaos. Armando Broja dhe Hakim Ziyech duhet t’i ofrohen Milanit si lojtarë që do të ulnin çmimin e Leas. Dyshohet se shkon në 120 milionë euro.

Per Brojen kesisoj ka lajme te mira sepse eshte gjithnje ne qender te merkatos dhe kjo padyshim qe do ta motivoje per te bere sa me mire ne çdo ndeshje qe luan sepse mbase shume shpejt mund ta shohim duke luajtur ne nje klub tjeter te madh europian.