Paraditja e sotme kishte rezervuar nje sfide shume interesante te Superiores se futbollit per moshat U-17. Keshtu, ne fushen “Reshit Rusi”, Vllaznia U-17 eshte perballur me ekipin e Akademise se Futbollit.

Kjo ndeshje ka prodhuar as me pak e as me shume, por shtate gola njeri pas tjetrit. Tre prej golave te Vllaznise U-17 i takojne te perhershmit Gerald Kubazi, i cili ka qene protagonisti kryesor i kesaj ndeshje.

16-vjecari, pjese e formacionit te Vllaznise U-17, te drejtuar nga trajneri Gilman Lika, ka tundur plot tre here rrjeten e ekipit te Akademise se Futbollit, pa harruar ketu edhe golin e Smakajt. Ne fund, ka dale e fituar Vllaznia U-17 me nje permbysje dramatike, qe i ka dhene emocione pafund tifozerise shkodrane, qe ishte e pranishme ne shkallet e “Reshit Rusit”.

Sa i takon 90-minutave, te paret qe kane kaluar ne avantazh kane qene shkodranet, te cilet kane shenuar ne minuten e 17-te, me ane te Kubazit. Me pas, 10-minuta me vone, Akademia e Futbollit do te shenonte golin e barazimit, por deri ne fund te 45-minuteshit te pare, me konkretisht ne te 40-ten, miqte do te dyfishonin rezultatin, duke e mbyllur pjesen e pare me shifrat 1-2 ne favor te tyre.

45-minuteshi i dyte rregjistron nje tjeter gol ne porten e Vllaznise, me Akademine e Futbollit, qe shenon ne minuten e 59-te, duke e derguar rezultatin ne 1-3 ne favor te tyre dhe duke kryesuar ndeshjen.

Megjithate, Vllaznia e drejtuar nga trajneri Gilman Lika nuk dorezohet dhe ne nje fare menyre, duke shtuar ndjeshem forcat sulmuese, krijon presion ne porten mike. Si rrjedhoje e ketyre sulmeve, ne te 63-ten, perseri Kubazi ngushton shifrat ne 2-3.

Megjithate, spektakli i vertete vjen ne 10-minutat e fundit te krejt ndeshjes, me konkretisht ne te 78-ten, ku eshte perseri talenti Gerald Kubazi, qe shenon golin e trete, duke barazuar shifrat ne 3-3.

Dy minuta me pas, do te ishte Smakaj, qe do te shenonte golin e katert dhe te fitores per Vllaznia U-17. Ky gol ndezi atmosferen ne “Reshit Rusi”, me tifozet shkodrane te cilet i gezohen kesaj fitoreje emocionuese dhe dramatike te Vllaznia U-17 ndaj Akademise se Futbollit.

Pas kesaj fitoreje, Vllaznia U-17 renditet ne vendin e katert ne tabelen e klasifikimit ne kuoten e tete pikeve. /Maringlen ZHIVANI/

Vllaznia U-17-Akademia e Futbollit 4-3

Golat per Vllaznia U-17: Kubazi 17’, 63’, 78’, Smakaj 80’

Formacioni i Vllaznia U-17: Arm. Gerbeti, Meta, Selmani, Marashi, Toni, Kubazi, Ara, Sylja, Kapllanaj, Hajdari, Celepija (u aktivizuan: Likaj, Lekaj, Ars. Gerbeti, Smakaj, Guri) Tr: Gilman Lika