Igli Tare e ka nënvlerësuar kompeticionin e Conference League, e cila e luajti finalen e saj të parë në Tiranë. Ky trofe u fitua nga Roma në vitin e parë, me Murinjon që zbarkoi në kryeqytetin shqiptar.

“Në futboll, krijohen kompeticione të padobishme is Liga e Konferencës, të cilën e quaj ‘kompeticionin e dështakëve’, ose Liga e Europës, që nuk kanë vlerë për të ardhurat”, do të shprehej Tare.

Si për ironi të fatit, Lacio ka humbur në mbrëmjen e djeshme dhe përfundoi në vendin e tretë, duke kaluar në Conference League. Kaq mjaftoi që Murinjo të tallej nga krahu tjetër, pasi priti momentin e tij.

Në këtë vit, Roma arriti të siguronte vendin e dytë në Europa League dhe tani do të përballet me gjigandët e Europës që ranë nga Champions League.

“Mendoj se Lacio është favoriti kryesor për ta fituar Conference League. Po e them sinqerisht këtë. Aty është Ëest Ham, Leicester, Fiorentina, Lacio dhe kush është tjetër? Villareal ndoshta?

Lacio ka trajnerin, lojtarët dhe ekipin që e fiton këtë kompeticion. Po, Lacio ka një problem se aty është zoti Igli Tare që nuk i pëlqen ta fitojë këtë kompeticion”, tha Murinjo.