Ndeshja e djeshme ne mes Kukesit dhe Vllaznia u gjykua me 6 arbitra, ku kryesor ishte lezhjani i FIFA-s Eldorian Hamiti.

Gjykimi i ndeshjes prej tij dhe arbitrave te tjere ka qene pergjithesisht korrekt, ndonese pati raste per moviole te cilat shkojne ne favor te vendimeve qe kane marre arbitrat.

Kukesi pretendoi per nje penallti ne minuten e 89-te, por u duk qarte se topi i gjuajtur nga Limaj nuk ka prekur doren e Adilit, por kofshen e tij.

I sakte ka qene edhe kartoni i dyte i verdhe i dhene per Dragoshin e me pas, i kuqi, por mbase duhej te ishte dhene edhe pak me heret per te sepse mbrojtesi i Kukesit ne disa momente ka luajtur rende./SHKODRA-SPORT.COM/