FSHF kishte dërguar gjashtë gjyqtarë në Kamzë, aty ku Kastrioti dhe Vllaznia luajtën në një terren të vështirë prej reshjeve të shiut.

Kryesor ishte Laver Alla i kolegjiumit të Lushnjës, i cili nuk pati autoritetin e duhur për të ndëshkuar ndërhyrjet e shpeshta të parregullta të lojtarëve të Kastriotit, Indrit Prodani dhe Lukman Husein.

Në gjashtë minutat e fundit të pjesës së parë, Husein bën tri ndërhyrje të rënda të njëpasnjëshme ndaj Imerit, por arbitri Alla i nxjerr vetëm karton të verdhë.

Por, e njëjta gjë ndodhi me Prodanin, i cili goditi pa top Krymin në të 57-ën, e më pas ndërhyri rëndë ndaj Gurishtës në të 74-ën dhe Ramadanit në të 86- ën. Alla u mjaftua me të verdhë dhe me këshillime të vazhdueshme për ndërhyrje të rënda.