Basania U15 ka marre fitoren e dyte ne kampionat. Mesditen e sotme, ajo ka fituar me rezultatin e thelle 4-0 ne fushen e saj ndaj ekipit te Laçit.

Ekipi i kaluar nga Gilman Lika ka kaluar ne avantazh ne minuten e 21-te pas nje goli te shkelqyer shenuar nga futbollisti Orges Spahija pas ekzekutimit te nje goditje denimi.

Nje minute me vone, Basania U15 do te fitonte te drejten e nje 11-metershi qe eshte shnderruar ne gol nga futbollisti Arber Bushati. Me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne te dyten vendasit do te shenonin edhe dy gola te tjere me autore Enri Jubanin dhe Nikola Gradushen duke kompletuar kesisoj fitoren me “poker” te kesaj skuadre.

Me kete fitore Basania U15 eshte ngjitur ne kuoten e 6 pikeve duke mbajtur per momentin vendin e tete ne renditje, megjithate shume shpejt, ecuria e ketij ekipi te ri do te njohe vetem rritje sepse tashme edhe futbollistet e tij po fitojne pervojen per nje pjesmarrje te tille ne Kategorine Superiore te kesaj grupmose./SHKODRA-SPORT.COM/