Maliqi do bëhet me stadium të ri. Pushteti vendor në qytetitn juglindor të Shqipërisë, së bashku me FSHF-në janë në punime e sipër për përfundimin e stadiumit të ri.

Në pamjet e fundit, gjithçka duket gati me fushën, ndërsa rëra dhe më pas tapeti i barit duhen për të kompletuar gjithçka.

Skuadra e Maliqit luan për të parën herë në histori këtë sezon në Kategorinë e Parë, duke bërë performance të mira.

Ekipi si pritës ka luajtur në stadiumin e Korçës dhe Devollit, ndërsa pas pak kohe do rikthehen në shtëpi, me fazën e dytë të punimeve që ka nisur. Kështu, “Jovan Asko” do ketë tjetër fytyrë pas disa javësh./newsport/