Kampionati i Maqedonisë së Veriut luan sot ndeshjet e raundit të 13-të të kampionatit të futbollit. Elita e top këmbës në vendin fqinj ka hedhur sot në fushë ekipet e tyre më të mira.

Një nga ndeshjet që ka ngjallur interes ditën e sotme në kampionat është derbi shqiptar mes Renovës dhe Shkëndijës.

Ekipi i njohur tetovar e ka mbyllur në avantazh pjesën e parë të ndeshjes në shifrat 0-1. Bie në sy fakti se për kuqezinjtë ka shënuar sulmuesi shkodran, Sindrit Guri.

Shtatlarti ka gjetur rrugën e rrjetës në minutën e 23-të të ndeshjes duke çuar Shkëndijën në avantazh në dhomat e zhveshjes.

Ky është edhe goli i 3-të sezonal për ish-sulmuesin e Vllaznisë që tashmë ka gjetur formën e tij më të mirë.

E po ashtu Shkëndija që duket se është futur në rrugën e duhur për vendet e larta të renditjes, pas një fillim sezoni jo në nivelin e duhur. Endri Çinari